Artet vizuale, Kryesore, Kultura, Të kaluara

EKSPOZITE: POSTUM TRAUMA

posttraumaArjan Serjanaj / Ekspozite / Hapja 15 Maj 2014, 18:00 @ Tirana Ekspres

Shoqëria shqiptare në ditët e sotme gjindet me një memorie kolektive të traumatizuar nga zhvillimet e historisë së saj bashkëkohore.
” Postum Trauma ” në definicionin patologjik të këtyre tog-fjalësh njihet si ” Post-traumatic stress disorder “. Në përgjithësi, të prekur nga kjo sëmundje janë personat që i nënshtrohen një përvoje shock-u (tronditëse). Disa nga simptomat e njerëzve të cilët vuajnë nga kjo sëmundje janë: fobi, mendim vetëvrasjeje, harresa e çdo gjëje që ka të bëjë me traumën, depresion …

Ekspozita është e përbërë nga dy video instalacione me katër punë të integruara në to.
Hapur për publikun nga data 15 – 22 Maj 2014, nga ora 11:00 – 20:00. Të Dielën mbyllur.

Arjan Serjanaj ka lindur në vitin 1982 Tiranë / Shqipëri. Diplomuar në vitin 2002 Arte Figurative – Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë / Shqipëri. Diplomë Bachelor Arte figurative 2009 dhe Master Arte figurative 2012 në Akademinë e Arteve të Bukura të Bolonjës / Itali.
Aktualisht jeton dhe punon në Tiranë.

Artisti përqafon të gjitha mediumet që i japin mundësinë për të shprehur studimin e tij: pikturë, skulpturë, instalacion, video, audio …

Në përgjithësi, puna e artistit është e karakterizuar nga një gjendje eksiztenciale, politike, psikologjike, dhe sociale.

Arjani është i ndjeshëm në mënyrë të veçantë mbi proçesin social dhe demokratik në Shqipëri, gjithashtu traumat e tranzicionit shqiptar kanë lënë gjurmë në jetën e artistit duke ndikuar edhe në prodhimtarinë artistike të tij.

Arjan Serjanaj ështe përfshirë në ekspozita të tilla si “Artist in residence – Bando SI, Colateral Arte Fiera, Bologna / Italy”, “TransZinxhir – Galeria FAP, Tirana / Albania”, “Idromeno Price – Galery of Arts Shkoder / Albania” and “First International Award – Arte Laguna, Veneto / Italy”.

Read More
Artet vizuale, Kryesore, Kultura, Të kaluara

EKSPOZITE – Tradita e Maleve te Veriut

tradita e maleve te veriutHapjes e ekspozites TRADITA E MALEVE E VERIUT – te enjten dt. 8 Maj 2014, ora 19.30  Tirana Ekspres.

Në epokën e teknologjisë dhe të globalizmit ku kultura po njesohet vazhdimisht është e rëndësishme të kthejmë vështrimin  herë pas here nga rrënjët, pasi kultura e sotshme ndërtohet mbi themele të forta të së shkuarës.

Ekspozita “Tradita e Maleve të Veriut”  synon promovimin e trashëgimisë etno-kulturore të zonave të veriut, duke sjellë një copëz të jetës së malësorëve që nga mjetet e jetesës, veglat e punës, punimet e ndryshme artizanale, veshjet popullore. Ju ftojmë në një mbrëmje ku ekspozita e objekteve shumëvjeçare do ndërthuret natyrshëm me diskutime, libra dhe poezi të autorëve të zonës shoqëruar nga tingujt e ëmbël të fyellit dhe çiftelisë, të cilat s’do ngurrojnë të marrin dhe nuanca rock-u.

Read More
Artet vizuale, Kryesore, Kultura, Të kaluara

EKSPOZITE FOTOGRAFIKE – Stacioni i harruar

Hapjes e ekspozites “STACIONI I HARRUAR” te enjten, dt. 1 Maj 2014, ora 19.00.                      Ekspozita do te jete e hapur deri me date 8 Maj!

Kontributi i 5000 vullnetareve te rinj ne vitin 1947 ne ndertimin e hekurudhes Durres-Tirane ende nuk eshte zhdukur totalisht.Kjo hekurudhe perpiqet te mbijetoje ne harresen e kapluar nga banoret dhe shteti.
Dikur mjeti i transportit me i rendesishem ne vend ,ku nuk perjashtonte asnje shtrese sociale,sot treni eshte nje mundesi e mire udhetimi i njerezve te skamur nga varferia.
Stacioni i trenit eshte nje realitet krejt i shkeputur nga dinamizmi i kryeqytetit.Treni per pjesen me te madhe te banoreve eshte inekzistent.Per ta treni eshte nje histori e mbushur me kujtime.Ndersa per te rinjte Shqiptare treni eshte dicka e turpshme.Edhe nese e ke bere ate “gabim” sduhet treguar tjetrit sepse ne syte e tij do te jesh thjesht nje i “rreckosur” .

Read More
Artet vizuale, Kryesore, Kultura, Të kaluara

RIGERS HAMZA – PAINTING EXHIBTION

rigers hamzaRigers Hamza – Absurdity – Painting exhibition / Hapja e ekspozites me dt. 8 Mars 2014, ora 20.00!

Rigers Hamza vjen ne Tirana Ekspres per te ekspozuar ekspoziten e tij Absurdity.
Ekspozita eshte me kompozime,piktura, teknika vaj,dhe stili i perdorur eshte nje nderthurje midis surealizmit,dhe gotikes,ku gotikja shihet me teper ne vendosjen e ngjyrave.
Ekspozita quhet **Absurdity**, sepse ky emer ka shume lidhje me pikturat, tekniken, dhe te gjitha objektet ose personat ne telajo.

Read More
Artet vizuale, Filma, Kryesore, Kultura, Të kaluara

SHIKO DHE MOS HARRO – REMEMBRANCE OF ROMA GENOCIDE

Te henen, 27 Janar 2014: Dita Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit!

18:00 Mireseardhja dhe hapja e ekspozites “ Shiko dhe Mos Harro”!

18:30 Shfaqja e filmit dokumentar “People Uncounted” (shikoni trailerin ketu: http://youtu.be/e7slCGDaSWY)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit Roma Active Albania ka kënaqësine t’iu ftoj në aktivitetin “Shiko dhe Mos harro” një ekspozitë në perkujtim të Gjenocidit Rome dënuar nga nazistët gjatë Lufta e Dytë Botërore. Në gusht të vitit 2013 450 të rinj Romë dhe jo-Romë nga e gjithë Evropa u mblodhën për të përkujtuar ditën e likuidimit të “Zigeunerlager” në Aushvic në vitin 1944. Gjatë katër ditëve ata ishin pjesë e ëorkshopeve dhe disktimeve të ndryshme për të mësuar më shumë në lidhje me këtë pjesë gjerësisht të panjohur të Holokaustit dhe për të punuar në një kulturë aktive të përkujtimit ,për të luftuar antigypsyism, racizmin, gjuhën e urrejtjes dhe ekstremizmit në Evropë RAA do të ndajë këtë përvojë me ju dhe për të nxitur njohjen e gjenocidit rome në një publik më të gjerë në Shqipëri. Pas hapjes së ekspozitës do të ketë një shfaqje të filmit dokumentar “People Uncounted” që të jap më shumë njohuri për temën e Gjenocidit Rome në përgjithësi.

holocaust comemmoration

Read More
Artet vizuale, Kryesore, Kultura, Të kaluara

NYMPHAE – ekspozite e piktures nga PARID DULE

Te henen, 6 Janar 2014, ora 18.00 @ Tirana Ekspres. Deri ne 21 Janar!

Parid Dule ka mbaruar Akademine e Arteve te Bukura te Tiranes ne ´94. Krijimtaria e tij fillon qe ne vitin 1979 me talentet e reja, vijon me nje seri ekspozitash ne zhanre dhe teknika te ndryshme, brenda dhe jashte vendit.
Kete fillim viti vjen per here te pare ne Tirana Ekspres me nje ekspozite ndryshe duke ngacmuar artdashesit per here e pare vetem me nudot e tij.
Nimfat, subjekti kryesor, sublimohen nepermjet ngjyrave, motivit dhe brishtesise se tyre.
Ndjeshmeria e artistit perceptohet qarte nepermjet kesaj ekspozite e cila na tregon nje aspekt tjeter te natyres femerore. Artisti nepermjet drites na zbulon bukurine dhe fshehtesine e karaktereve duke eksploruar rendesine e tyre.

nymphae

Read More