Artet vizuale, Projekte, Workshop

Qendra Artizanale Rinore (QAR)

“QAR” ka pasur per qëllim nxitjen dhe krijimin e mundësisë së personave meaftësi të kufizuara për të hyrë në treg dhe të gjeneronin të ardhurat e tyre.

Për këtë arsye u angazhuan 3 ekspertë të fushave të ndryshme artizanale për të mësuar dhe orientuar këtë grup personash drejt tregut të punës. Fushat ku u përqëndruan këto workshope ishin: 

  1. përpunim i bakrit në bizhu;
  2. përpunimi i allcisë;
  3. krijimi i bizhuterive me rruaza dhe material të ricikluar.

Në përfundim të këtij projekti, synuam zgjerimin e rrjetit për këtë kategori individësh, si dhe mundësimin e nxjerrjes në treg të produkteve finale të tyre.

FAZA E PARË

Si fillim të kësaj nismë janë zhvilluar takime me organizata të ndryshme, intervista me njerëz me nevoja të vecanta. Organizatat kanë dhënë kontributin e tyre në këtë nismë që është ndërmarrë për këta persona. U zhvilluan takime për ti ardhur në ndihmë kësaj nismë me persona të tjerë të cilët shprehën dëshirën e tyre për të kontribuar.

FAZA E DYTË 

Ne fazen e dytë të kësaj nismë u organizuan workshope të cilat bënë bashkë njerëz me nevoja specifike ku prezantuan teknikat e ndryshme nga specialistet e artizanatit. U njohën me materialet dhe krijuan punimet e tyre.

FAZA E TRETË 

Pas një dedikimi dhe një angazhimi të palodhur për muaj me rradhë, rrugëtimi i ketij projekti u mbyll me sukses. Bashkëpunimi me grupin e individëve të vecantë që u përkushtuan maksimalisht në punimet e tyre të mrekullueshme artizanale.

Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa kontributin dhe suportin e madh që ofruan Western Balkans Fund (WBF) dhe EU Delegation to Albania, të cilët kanë qënë prezent në çdo hap që është ndërmarrë për organizimin e aktiviteteve me qëllim të argëtuarit dhe të mësuarit për artizanët e rinj.

Nje falenderim i veçantë gjithashtu shkon edhe për mentorët tanë që pa ndihmën e tyre, nuk do të realizoheshin këto punime artizanale: Ana Maria Ceko, Rudina Caca dhe Danjel Kucaj. 

Read More
Kultura, Mjedisi, Projekte, Workshop

Vjosa n’Fest

Festivali Vjosa n'Fest u mbajt në datat 27, 28 dhe 29 maj 2022 në qytetin e Përmetit nga ora 9:00 deri në orët e para të mëngjesit ku morën pjesë qindra dashamirës të cilët kishin udhëtuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Një festival gjithëpërfshirës me aktivitete të shumëllojshme si koncert muzikor me bande dhe DJ të njohur, aktivitete sportive dhe panair artizanal.
Promovimi i bizneseve vendase kishte një fokus të veçantë, prandaj u krijua një bazë të dhënash për çdo kategori të përfshirë në festival si Rafting, Hiking, Trekking etj. të qytetit. Gjithashtu u krijua një bazë të dhënash me të gjitha strukturat akomoduese të vendosura në qytet dhe fshatrat përreth.
Kontakti me banorët dhe krijimi i një rrjeti ishte i një rëndësie të veçantë. Ne patëm rastin të merrnim mendime të ndryshme prej tyre në lidhje me përzgjedhjen e vendosjes së çdo aktiviteti në terren bazuar në kushtet dhe specifikat e tyre. Në të njëjtën kohë u vendosën kontakte me subjekte të tjera të mundshme që mund të sillnin shërbimet e tyre nga Tirana. Shërbime që tejkaluan kapacitetet e qytetit të Përmetit, por të rëndësishme në mbarëvajtjen e festivalit, si krijimi i panairit të Artizanëve me njëzet stendat e vendosura në sheshin kryesor ku ishin vendosur artizanët e ftuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Sportet ajrore

Aktiviteti tre ditor nisi rrugëtimin e tij me një performancë të parashutistëve të Sky Sports Albania me Alket Islamin, Jhonatan Islamin dhe pilotë të tjerë. Ata ofruan disa fluturime me parashutë për entuziastët e sporteve ekstreme. Fluturimet zgjatën nga 15 deri në 20 minuta. Paratrike, paragliding, paramotor dhe paragliding me motor ishin mënyrat e fluturimit që të interesuarit mund të zgjidhnin. Studimi i fluturimit u krye në Polimen, duke përshkuar zonën përgjatë luginës së Vjosës mbi qytetin e Përmetit deri në afërsi të fshatit Buhal.

Guida automobilistike

Garat me motoçikleta dhe Guidat e Motoçikletave u ofruan nga Enduro Albania Motors. 10
Çiklistët e certifikuar organizuan shfaqje të motoçikletave përgjatë rrugës kryesore të këmbësorëve të qytetit. Për të apasionuarit e motoçikletave për dy orë gjatë tre ditëve të festivalit u vunë në dispozicion edhe guida profesionale me të gjitha pajisjet e nevojshme. Rreth 100 persona arritën nga ky aktivitet, të regjistrohen në faqen e eventit www.vjosanfest.al, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe fizikisht në stendën e ngritur për këtë aktivitet.

Turne me biçikletë

Turne individuale dhe grupore me biçikleta në destinacione të ndryshme të qytetit të Përmetit, si në Banja Banjë, Alipostivan, Stërmbec dhe Ujvara e Sopotit. etj. Udhëtimet me biçikletë u ofruan nga Bike Doctor me 15 guida të certifikuara, përgjatë tre ditëve të festivalit duke filluar nga mëngjesi i datës 27 me një piknik në qendër të qytetit të Përmetit. Nëpërmjet stendës së vendosur në qendër të qytetit, kushtuar këtij aktiviteti, të interesuarit patën mundësinë të regjistrohen për të bërë një nga turet me biçikleta. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë rreth 65 persona. Të interesuarit kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme të Shipërisë si dhe nga Kosova.

Panairi i Artizanatit dhe Kulinarisë

Vëmendje e veçantë iu kushtua promovimit të produkteve vendore përmes Panairit. Përballë bashkisë u vendosën 20 stenda për panairin e kuzhinës së zonës, me produkte vendase dhe gatime tradicionale, si dhe panairin e artizanatit me artizanët nga qytetet e Përmetit, Ersekës, Gjirokastrës, Tiranës dhe qyteteve të tjera. Në këtë panair ata patën mundësinë që përmes mjeteve të ndryshme të promovojnë produktet e tyre të punuara me dorë.

Aktiviteti i fëmijëve

Paralelisht u zhvilluan aktivitete për fëmijë. Hapësira e dedikuar për fëmijët përfshinte animacione, lojëra popullore, ndërtimin dhe ngritjen e balonave, këndin e rrjedhjes dhe ekspozitën e pikturës “Kam pikturuar në sytë e mi” me vepra të fëmijëve të qytetit. Aktivitetet kushtuar fëmijëve u zhvilluan gjatë dy ditëve të para të festivalit, 27 dhe 28 maj, nga ora 10:00-17:00.

Edicioni i parë i Vjosa n'Fest pati feedback të mirë nga komuniteti lokal si dhe nga njerezit, te cilet erdhën ne qytetin e Permetit per te ndjekur festivalin.

Read More
Kultura, Projekte

Dita e Balonave

Balona ka qenë prej kohësh një ndër lojrat më të dashura për fëmijët. Bashkëveprimi me natyrën, erën e fluturimin e zogjve ka qenë dhe mbetet gjithmonë një ndjesi e pakrahasueshme. Risjellja e një aktiviteti të tillë në kohën ku jetojmë, me dixhitalizimin e vrullshëm që po ndodh është sfidues, megjithatë na bën t’i kujtojmë vetes rëndësinë që ka kontakti me natyrën dhe aktiviteti fizik te fëmijët e të gjitha moshave.

Dita e balonave u mbajt në Fushën e Balonave në Parkun e Liqenit, në 8 Maj 2022 dhe u ftuan prindër dhe fëmijë për t’ju bashkuar aktivitetit. Fëmijët më ndihmën e prindërve u ftuan të krijojnë balonat e tyre, handmade. Pasi përfundoi faza e parë, balonat u shfaqen duke u ngritur në qiell. Eventi u shoqërua me muzikë nga dj të njohur dhe aktivitete të tjera argëtuese.

Read More
Artet vizuale, Exhibition, Kultura, Piktura

Ekspozitë me artistët e rinj

Ditën e Premte më 25 Mars 2022, u çel ekspozita me artistet e rinj në ambientet e TE’ Galeria, nën kurimin e Andi Tepelena. Shtatë artist të rinj të bërë bashkë, sollën punimet e tyre në teknikën vaj në kanavacë dhe jo vetëm. Një vazhdimësi prezantimesh për publikun të veprave të tyre të viteve të fundit . Rutina e përditshme, jeta artistike, gjendja shpirterore, femijëria, tradita ishin disa nga temat e trajtuara nga artistët Albi Yzo, Enea Ziu, Kristian Zara, Hert’ha Pataj, Edinjo Jahja, Resina Meçani, Stefania Balla.

Ekspozita qëndroi e hapur për publikun deri më datë 4 Prill dhe u finalizua me një bisedë ku ishin të ftuar vet artistët pjesëmarrës dhe kuratori. U bashkuam për të mesuar më tepër për përmbajtjen e veprave por dhe realitetin artistik në qytet, shqetësimt dhe hapat që mund të ndërmerren për të bërë kontributin e gjithsecilit akoma më të vyer.

NJIHU ME DISA NGA ARTISTËT

Albi Yzo

Të krijoj në epokën tonë bashkëkohore, është për mendimin tim, të jesh i angazhuar të zgjedhësh forma të ndryshme të të shprehurit duke ruajtur thelbin e vetes, në mënyrë që kjo energji të shpërndahet në kohën dhe në hapësirën në të cilën ne jetojmë.

Arti, për mua, është aftësia e mendjes për të prodhuar  vepra, të cilat shoqëria do t’i vëri në funksion të përmirësimit estetik dhe kulturor të tij. Puna ime tregon qartë interesin tim për bukurinë, kërkimi im ontologjik për risi, heterogjenitet i pamohueshëm, dashuri për njeriun se ai është sublim.

Balanca dhe harmonia mes tyre përbëjnë çfarë mund të jetë e veçanta e punës sime.

Hert’ha Pataj

Unë quhem Hert’ha Pataj, kam lindur në 6 maj 2001 në Tiranë. Në moshë të vogël u interesova për artin dhe vzhdova ta praktikoja atë vetë. Kam mbaruar shkollën e mesme në “Petro Nini Luarasi” dhe aktualisht studioj në Fakultetin e Shkencës dhe Ekonomisë së Aplikuar, në Departamentin e Artit dhe Dizajnit. Unë jam duke bërë një intership në një kompani marketingu për dizajn dhe reklamim dhe gjithashtu punoj online ndonjëherë si dizajner.

  Objektivi im ishte arkitektura për një kohë të gjatë derisa u përfshiva më shumë me artin, gjë që bëri ndryshimin tim në Art dhe Dizajn. Një pjesë e madhe e artit tim është e ndikuar nga shumë artistë, piktorë, grafistë nga epoka të ndryshme dhe gjithashtu nga muzika, ku unë e gjej veten më të frymëzuar sidomos në pjesën e konceptimit të çfarë do të krijojë.

Kristian Zara

Në hulumtimin tim artistik, ndërthurja e veprimtarive bashkë me manifestimin shpirtëror
të psikikës janë tashmë pjesë e rëndësishme e studimeve të mia si artist. Unë përdor figurën e njeriut nëpërmjet së cilës mund të shpreh të gjithë vëzhgimet artistike, filozofike, që burojnë nga një proces i pandërprerë meditimi dhe analize.
Duke vërejtur ndërveprimin midis botës së brendshme dhe të jashtme, njeriut dhe shoqërisë, natyrës dhe njerëzimit, shpesh ndodhë të zhytem në një bashkëbisedim me të panjohurën e dikurshme.
Pavarësisht se unë përdor figurën e dikujt tjetër, vetë e panjohura është një pjesë e vetvetes sime e cila si rrjedhojë kthehet në vetë-thelb-temë (subjekt) dhe objekt për t’u vëzhguar dhe zhvilluar konceptualisht.

Enea Ziu 

Në një shoqëri ku njeriu po jeton më shumë brenda mëndjes së tij, apo botës virtuale, dua të vë
në dukje rëndësinë e marrëdhenieve shoqërore e familjare, marrëdhenieve me hapsiren ku jetojmë e objekteve që na rrethojnë. Piktura për mua është përjetësim i një momenti, qoftë ai dhe
i zakonshem, real apo imagjinar. Momentet spontane nga jeta e përditshme zënë një pjesë të
rëndësishme në krijimtarinë time. Këto momente jo vetëm zbulojnë ndjesitë e perceptimet e mia
mbi realitetin por gjithashtu zbulojnë dhe vetë procesin e krijimit.

Photo credits Inda Sela

Exhibition, Fotografia, Kultura

Foto & Libër Artistik

Photo & Art Book titullohej ekspozita e çelur në ambientet e TE’ Galeria më datë 15 Prill 2022 nga studentët e vitit të tretë të Departamentit Art & Design (DAD), në Albanian University. Ekspozita qëndroi e hapur për publikun deri në datë 24 Prill dhe në të u prezantuan rreth 30 fotografi dhe 20 art book të punuara me teknika të ndryshme. Secila vepër paraqiste një këndvështrim tepër personal dhe të vecantë.

Kurator Dr. Shpend Bengu 

Artistët pjesmarrës: Albana Baliaj, Belia Mëziu, Enea Nipoli, Hert’ha Pataj, Isra Merja, Korina Picari, Kosta Mango, Lejla Dulaj, Marios Xhani, Nigela Durishti, Rea Hysa, Stefania Balla, Uendi Pula

Read More
Filma, Kultura

Kino Screening  Te’Galeria “Mbjellja e Pemëve”

Kino Screening  Te’Galeria

     Mbrëmjen e 18 Shkurtit, në hapsirën Te’ Galeria nisëm ciklin e mbrëmjeve kushtuar filmit, Kino Screening.

     E hapëm siparin me dy filma dokumentarë të shkurtër portet, të dy regjizorëve të rinj që aktualisht vazhdojnë studimet master në Universitetin e Arteve. Dy filma tepër intim dhe të sinqertë për dy njerëz me një botë të madhe.  “Harmoni” titullohej filmi i Klaudia Pashnjarit. Një lidhje e ngushtë midis njeriut dhe natyrës. Domethënia e ekszistencës. Dhurata e të jeturit në nënën natyrë. Harmonia shpirtërore, fizike dhe mendore nëpërmjet syve të një njeriu që vendosi t’i  jepet plotësisht natyrës.

    Dhe filmi i dytë që u shfaq për publikun titullohej “Dritarja Blu e Gurit”. Jetesa e një ëndërrimtari të moshuar i cili përballet me mungesat e tij, pa u dorëzuar.

Bio e shkurtër e artistëve

     Klaudia Pashnjari  ka lindur në Shqipëri, është rritur dhe ka studiuar në Korfuz të Greqisë. Është diplomuar në Universitetin e Arteve, Tiranë për regji filmi dhe televizion. Ajo ka marrë pjesë në disa festivale filmi dhe ka realizuar tre dokumentarë dhe një film të shkurtër.

     Mauro Zaçe ka lindur në Tiranë,Shqipëri. Ka mbaruar Liceun Artistik “Jordan Misja”, në degën Pikturë dhe Fotografi. Aktualisht vazhdon studimet Master në Universitetin e Arteve, Tiranë, për Regji Filmi dhe Televizioni. Ka marrë pjesë në disa festivale filmi dhe numëron tre filma dokumentarë artistikë dhe një film të shkurtër. Gjithashtu, ai ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme kolektive rreth fotografisë dhe pikturës.

(english)

Artists short bio  

    Klaudia Pashnjari  Albanian born, studied and raised in Corfu, Greece. She graduated in University of Arts of Albania  for Film directing and Television. She has participated in several  film festivals and has made three documentaries and one short film.

“Harmony”

    Synopsys -  A deep bond between man and nature. The meaning of existence. The gift of living on mother earth. The spiritual , physical and mental harmony through the eyes of the person who decided to completely give himself to nature.

    Mauro Zaçe was born in Tirana, Albania. He finished "Jordan Misja" Art High School, for 'Painting and Photography'. He is currently continuing his Master studies at the "University of Arts", Tiranë, for Film Directing and Television. He has participated in several film festivals and counts three feature documentaries and one short film. Also, he has participated in different collective exhibitions about photography and painting.

“Guri’s Blue Window”

Synopsys- The subsistence of an elderly dreamer, who faces his absences, without relinquishing.

Read More
Ekspozita e fotografise Roland Tasho
Artet vizuale, Exhibition, Fotografia, Projekte

#TE’GALERIA

​Another exhibition in our environments #TE’GALERIA.
We had the pleasure to open the Photography Exhibition of the well-known artist Mr.Roland Tasho.
This exhibition, which lasted 3 (three) days, took place on November 24, 2020, at 17:00 at the TE Gallery (Rr.Hoxha Tahsim, Former House of Friends, Tirana).

Read More
Tirana 100 vjet kryeqytet,
Kultura, Libra

100 Vjet Tirana Kryeqytet

Andi Papastefani sjell dekadat e para në 100 skica të arkitekturës së Tiranës .

Arkitektura e viteve 1920 – 1959  vjen përmes skicave të artistit Andi Papastefani.

Piktori dhe arkitekti rrëfen narrativën e Tiranës kryeqytet me gjuhën e banesave karakteristike ndër vite.

Pastefani si gjuetar i vilave të mbijetuara në cepa të qytetit jep edhe mesazhin e ruajtjes së magjisë së mbetur në këto ndërtesa.

Zgjedhja për t’i skicuar keto ndërtesa në vend të fotografimit ndihmon emocionalisht , duke shkrirë individualitetin e një teknike personale si vizatimi me një subjekt jo aq personal sa kujtesa urbane .

Read More
Kultura, Piktura

Ekspozite nga Ergys Demo

‘Tirana ime ” – ERGYS DEMO

Ekspozita “Tirana ime ” me punimet e artistit Ergys Demo nga vitit 2003 deri në vitin 2020 do të çelet në  ambientet e ‘Tirana Ekspres’ rruga Jani Vreto banesa nr. 6 , në datë 27/08/2020 deri në 3/09/2020.

Kuratori dhe artisti Ergys Demo na tregon me anë të ekspozitës punën e bërë për realizimin e saj gjithashtu dhe rrëfen nostalgjin e punëve të tij , të cilat do të sjellin te vizitorët mall dhe dashuri për qytetin e tyre ‘ Tiranën’ .

Ju mirëpresim !

Read More
Filma, Kultura

GRAND PYRAMID

Tirana Ekspres, një organizatë jofitimprurëse, qëllimi i së cilës është të shërbejë si një strukturë mbeshtetese për artistë, aktivistë socialë dhe kulturorë te cilet jane në zhvillim; si dhe një platformë e hapur për bashkëveprim shoqëror solli prane jush projektin me të ri Grande Pyramide K 2019 (Piramida e Madhe K 2019).

Një projekt i punuar në heshtje prej 6 vitesh solli pranë  nesh një nga autoret e kinematografise.  Fehmi Krasniqi, artisti më  në  zë që ka mahnitur Parisin, u bë dhe kryefjala e ditës 12 Gusht në  qytetin e Tiranës dhe në mediat kombëtare.

Hipoteza që fillojnë me mitologjin: “Piramidat janë ndërtuar nga gjigandët”; në hipotezat pseudo-historike pa logjikë mbështetëse: “Piramidat janë ndërtuar nga mijëra e mijëra krahë punë skllevërish”; deri tek hipotezat fantashkencore: “Piramidat u ndërtuan nga Alienët.”

Dhe pikërisht atëherë, kur teoritë janë konsumuar dhe është hequr dorë nga shpjegimi logjik, Fehmi Krasniqi, një shqiptar që jeton në Francë, së bashku me bashkë-producenten MSc. Olsa Vila e diplomuar në  Histori dhe Studime Evropiane, zbuluan këtë mister të lashtë duke na ardhur me teorinë e tyre të pakundër-shtueshme. Të paktën kështu thonë spektatorët e parë që patën mundësinë ta shikonin filmin në premierën e tij në 28 shtator në kinemanë parisiene Club D’Etoile.

Filmi pritet të  shperndahet në mbarë botën  .

Read More