Kryesore, Mjedisi, Të kaluara

ROJET E KEPIT TE RODONIT – SPRING CLEAN-UP

clean-up spring kepiROJET E KEPIT TE RODONIT – SPRING CLEAN-UP – te shtunen dt. 12 Prill, ora 9.00!

Në vazhdim të fushatës së pastrimit  në Kepin e Rodonit , duke iu afruar  sezonit turistik  2014 ,ju ftojmë të merrni pjesë ne aksionin tonë te radhës. Bashkohuni në  mbështetje të kësaj pasurie natyrore kombëtare në datën 12 Prill, ditën e Shtunë ora 09:00.

Kontributi juaj në kohë, përpjekje apo mbështetje financiare do të na mundësojë te bëjme një ndryshim ne cilësinë e jetës së komunës Ishëm dhe gjithë Turizmit Ekologjik Shqiptar.

Aksioni do të kordinohet nga Tirana Ekspres dhe Rojet e Kepit të Rodonit. Për më shumë detaje ju lutem te kontaktoni në adresën tonë:  [email protected]

Detaje mbi zonën dhe gjëndjen:

“Rojet e Kepit të Rodonit” është një grup qytetar të cilët operojnë prej 2012 në parandalim të degradimit të mëtejshem të Kepit, dhe restaurimit të zonave të ndotura përqark. Projekti i vazhdueshëm i grupit ndërton idenë e ruajtjes dhe promovimit të Kepit të Rodonit, duke u mbështetur tek vullnetarizmi e duke inkurajuar njerëzit të vizitojnë zonën për aktivitete të ndryshme mjedisore e kulturore me një fokus të vecantë në zgjidhjen e problemit të ndotjes. Zona më problematike është lumi  Ishëm, i cili luan një rol thelbësor në ekosistem . Të gjithë degët e lumit Ishëm tërheqin mbetjet e gjeneruara nga qyteti,fshati apo biznese dhe i derdhin në det. Ndotja është duke u akumuluar në deltën e lumit dhe shpesh herë përçohet në detin Adriatik  ku rryma e tërheq për në vende të tjera fqinje. Shumë qytetarë i janë bashkuar shqetësimit tonë dhe kanë ofruar ndihmë për te zgjidhur këtë problem duke iu drejtuar medias,institucioneve  edhe organizatave të tjera, mirëpo deri tani nuk janë marrë masa konkrete për të ndryshuar gjendjen. Ndotja e Ishmit është kimike dhe mikrobiologjike. Shumë elemente me bazë metalike dhe plastike kanë vështiresi për tu tretur dhe grumbullimet në toke apo në nën uje krijojnë  qëndrueshmeri. Një ndotje e tillë e përkeqësuar nga dita në ditë është një shqetësim për të gjithë qëniet njerëzore. Ne jemi  të sigurtë se zotërojme të gjithe cilësitë e duhura dhe burimet njerëzore për ta pastruar zonën nga të gjithë  mbetjet e dëmshme .

Read More
Filma, Kryesore, Kultura, Të kaluara

MOVIE NIGHTS PRILL – DASHURI #1

a very long engagementTe marten dt. 8 Prill, ora 19.30: A very long engagement (by Jean-Pierre Jeunet, 133 min) France, gjate luftes se pare boterore. Matilde nje grua e re ne deshperim kerkon per te fejuarin e saj qe mund te jete vrare ne lufte. Ajo investigon se cfare ka ndodhur ne lufte beteje. Ne rrugen e saj ajo zbulon lartesine dhe thellesine e shpirtit njerezor. Trailer: https://www.youtube.com/watch?v=IEOfbNPTyAY — Per cfare eshte i njouhr muaji prill? Ne Tirana Ekspres ne do ta prezantojme kte muaj me histori te ndryshme rreth: rinise dhe plakjes , pasionit kunder rutines dhe menefregizmit vs. obsesionit. Gjithcka per dashurine!

Read More
Kryesore, Kultura, Muzika, Të kaluara

PROJETO SARAVA (BRASIL) – LIVE CONCERT

projeto saravaProjeto Sarava (Brasil). Live Concert.
01.04.2014. 21.00 hrs. @ Tirana Ekspres.

Prilli ne Tirana Ekspres fillon me nje Band nga Brasil-i te cilet pas pjesmarrjes ne nje Festival ne Selanik do vijne ne Tirane per te performuar.

Formuar në vitin 2008 nga muzikantë të rinj që jetojnë në Belo Horizonte (Minas Gerais, Brazil), Projeto Saravá! paraqet pasqyrë e muzikës braziliane pune të cilat përmbajne kompozime origjinale dhe interpretimet ne zhanret muzikore popullore.

Muzika është prodhim origjinal i destinuar nga kompozimet e anëtarëve të grupit dhe të autorëve të tjerë. Të dy pjeset lirike dhe instrumentale ushqehen me ndikimin e samba, choro, frevo, kokosi dhe Baiao. Për më tepër, Projecto Sarava merr frymëzimin e muzikantëve të mëdha Brazilan në nivel kombëtar dhe lokal, ku ai interpreton muzikën e tyre me një qasje më bashkëkohore.

Hyrja : 200 leke

Ps: cmimi Prej 200 lekesh eshte kontribut per artistet te cilet kane shpenzime te cilat DUHEN te mbulohen. Ju mirepresim , Tirana Ekspres

Read More
Kryesore, Kultura, Të kaluara, Teatri

Dite Boterore te Teatrit

world theatre dayMë datë 27 mars, në ora 17 e 45, në ambientet e Tirana Ekspres, do bëhet një lexim skenik i pjesës “Tërmeti” prej Oltion Kadaifçiut.

Bota e teatrit shpreson që më 27 mars, botën ta ketë të vetën, më shumë se në ditët e tjera. Megjithëse, ndoshta jo. Varet se kush e ku je, si thotë në fjalën e vet blatuar kësaj dite , Brett Barley, teatër shkruesi jugafrikan. Ose të kundërtën, se u harrova. Prandaj dhe fjala e tij vjen në këtë ballinë e para ndër shoqe.

Mesazhi i Brett Bailey-it, shkrimtar dhe shkrues për teatër prej Afrikës së Jugut.

Kudo që ndodhet shoqëria njerëzore, shpirti i pamposhtshëm i shfaqjes shfaqet.

Nën pemë, në fshatra të vegjël dhe në skena të teknologjisë së lartë të metropoleve globale; në salla shkollash dhe në fusha dhe në tempuj; ndër kampe, në sheshe urbane, qendra komunitare dhe bodrumesh të qytetit të brendshëm, njerëzit mblidhen bashkë të shoqërizohen në botë teatrale fluturake që ne krijojmë për të shprehur kompleksitetin tonë njerëzor, larminë tonë, thyeshmërinë tonë, në mishin e gjallë, dhe frymë, dhe zë.

Ne mblidhemi të vajtojmë dhe të kujtojmë; të qeshim dhe qahemi; të mësojmë dhe të përforcojmë dhe të imagjinojmë. Të çuditemi me shkathtësitë teknike dhe të rimishërojmë zotat. Të kapim frymën tonë kolektive në mundësinë tonë për të bukurën, dashamirësi e përbindshmëri.ne vimë të gjallërohemi e fuqizohemi. Të festojmë bollëkun e kulturave të ndryshme dhe të shpërbëjmë kufijtë që na ndajnë.

Kudo që ka shoqëri njerëzore, shpirti i pathyeshëm i shfaqjes shfaqet. Lindur prej komunitetit, ai vesh maska dhe kostume të traditave të ndryshme. Ai vjel gjuhët tona, dhe rtimet, dhe gjestet, dhe pastron një hapsirë ndër ne.

Dhe ne, artistët që punojmë me këtë shpirt të lashtë, ndjehemi të thirrur ta kanalizojmë atë përmes zemrës sonë, ideve tona dhe trupave tanë për të zbuluar realitet tona në gjithë mondanitetin dhe misterin vezullitës.

Por, në ketë moshë, në të cilën kaq shumë miliona po sfiliten të mbijetojnë, po vuajnë nën regjime shtypës dhe kapitalizëm grabitqar, po i arratisen konfliktit dhe mundimit; në të cilën fshehtësia jote pushtohet prej shërbimesh sekrete dhe fjalët tona censurohen prej qeverish që fusin hundën ngado; në të cilat po zhduken pyje, shfarosen specie dhe helmohen oqeane: çfarë ndjehemi të shtyrë për zbuluar?

Në këtë botë fuqish të pabarabarta, në të cilën urdhra të ndryshëm përpiqen të na bindin se kombe, raca, gjini, preferenca seksuale, fe, ideologji, korniza kulturore është sunduese ndër të gjithaa i dilet krah këmbënguljes se artet duhen shkundur prej afatesh shoqërore?

A jemi ne, artistët e arenave e skenave, duke ju epur kërkesave të sterilizuara të tregut, apo jemi duke rrëmbyer pushtetin që e kemi tonin: që të pastrojmë një hapsirë zemrat dhe mendjet e shoqërisë, të mbledhim rreth vetes njerëz, të frymëzojmë, magjepsim dhe informojmë dhe të krijojmë një botë shprese dhe bashkëpunimi zemërçelur.

http://www.world-theatre-day.org/en/message.html
përktheu: Oltion Kadaifçiu

Meqë ra fjala!!!
Ftesë në leximin skenik të pjesës “Tërmeti” nga Oltion Kadaifçiu prej studentësh të masterit në vitin e parë të artit skenik në Akademinë e Arteve

Më datë 27 mars, në ora 17 e 45, në ambientet e TiranaEkspres, do bëhet një lexim skenik i pjesës “Tërmeti” prej Oltion Kadaifçiut. Shfaqja po lehtësohet prej Stefan Çapalikut, që ngjizi e nxiti këtë lexim dhe komunikoi me studentët për ti ftuar në këtë ngjarje e prandaj edhe meriton falenderime. Studentët do ta marrin hakun pas leximit, si edhe unë.

Leximi skenik është një mënyrë e mirë e shpërndarjes së një teksti, megjithëse aktrimi përcjell më shumë larmi e tërheqje. Gjithsesi ca probleme ka, se plot gjëra konsumohen e plot mbeten pa u ofruar.

Për shembull:

Shumë artistë ruajnë një vend të veçantë për prezantimin e parë me një vepër dhe kjo mbështet edhe prej teorish të shqyrtuara prej psikologësh që thonë se edhe në marrëdhënien mes njerëzish prezantimi i parë qenkësh gati vendimtar. Edhe me shkaktu një dëm të tillë ndër artistë që rastis e e kanë ndjeshmërinë të shtuar është për ‘largë qoftë’.

Pjesa në skenografinë e vet kërkon që skena të zhvendoset në një rrafsh vertikal dhe kjo do ti mungojë tentativës për të arritur ngjashmëri me vënien më artistike të rregulluar prej regjisori e artistësh në kushte më të përshtatshme.

Nga leximi, personalja shpërndahet individualisht, por në teatër komunikimi është kolektiv (qoftë edhe vetëm nga këndvështrimi i artistit.) kjo sjell një kundërshti meqenëse kërkohet të jenë të pranishme të dy të kundërtat. Gjithsesi prap.

Pra, gjithsesi, një lexim është shumë i këndshëm, prandaj ejani. Nëse gjykojmë që jeni me leverdi mund edhe t’ju qerasim dhe do përpiqemi të jemi me humor të mirë.

Ju mirëpresim më datë 27 mars.

Read More
Filma, Kryesore, Kultura, Të kaluara

REBELLION – MOVIE NIGHTS in MARCH 2014

movie nights_poster march_rebellionEmri i planetit Mars vjen nga emri i zotit Mars . Romaket e lashte mendonin se ishte nje  periudhe fatsjellese per te filluar lufte. Ne Tirana Ekspres ne besojme se cdo te marte ne Mars eshte nje kohe e mire per te filluar nje rebelim ! Ne do te prezantojme filma qe e trajtojne kete teme ne menyra te ndryshme . Filmat mund t’iu bejne te ndiheni te lumtur ose te trishtuar, te neveritur ose te mahnitur, konfuz ose te shtangur… por nuk kane per t’iu lene indiferent .

Dt. 4/3/2014, ora 19.30: Malcolm X

Filmi eshte nje biografi e Malcolm X, I cili ka qenë një aktivist i famshëm për të drejtat civile të afroamerikanëve dhe për të drejtat e njeriut. Konsiderohet si një ndër udhëheqësit më të mëdhenj të shekullit të XX për të drejtat e afroamerikanëve.

Dt. 11/3/2014, ora 19.30: A clockwork orange

Ky film eshte I bazuar ne novelen e Anthony Burgess. Alex eshte nje socipat karizmatik qe I pelqen muzika klasike, perdhunimet dhe dhuna . Ai drejton nje bande te vogel gansterrash (Pete , Georgie dhe Dim ). Ai arrestohen dhe denohet per vrasje dhe perdhunim. Ne burg Alex meson per nje program eksperimental ne te cilin te burgosurit jane te programuar te urrejne dhunen.

Dt. 18/3/2014, ora 19.30: Dogville

Një vajzë në arrati mbërrin në qytetin e Dogville ku vendos të jetojë duke punuar në shtëpitë e banorëve. Por ky qytet model në dukje mban brenda ligësinë më të madhe njerëzore. Fitues i dy çmimeve në festivalin Europian të filmit dhe i shumë çmimeve të tjera botërore.

Dt. 25/3/2014, ora 19.30:  Rebellion. The time is now !

1.     Occupations (by Lars Von Trier, 3 min)

Lars Von Trier eshte nje regjizor I paparashikueshem, I cili ne te gjithe karrieren e ka qene I etiketuar si nje tmerr dhe nje hajdut shpirtrash nga disa nga aktoret e tij… Cfare do te ndodhte nqs do ta nderprisje Lars Von Trier gjate nje filmi ?

2.     World of glory (by Roy Andersson, 14 min)

Nje njeri I zakonshem tregon per punen e tij, familjen e tij dhe shtepine. Ai jeton krenar jeten e tij monotone…

3.     Yokoku (Patriorism) (by Yukio Mishima, 30 min)

Historia e nje ushtari I cili duhet te beje vetevrasje pasi ka humbur nje duel . Nje film I heshtur bardh e zi me pershkrime te gjata ndermjet skenave historike.

Read More
Artet vizuale, Kryesore, Kultura, Të kaluara

RIGERS HAMZA – PAINTING EXHIBTION

rigers hamzaRigers Hamza – Absurdity – Painting exhibition / Hapja e ekspozites me dt. 8 Mars 2014, ora 20.00!

Rigers Hamza vjen ne Tirana Ekspres per te ekspozuar ekspoziten e tij Absurdity.
Ekspozita eshte me kompozime,piktura, teknika vaj,dhe stili i perdorur eshte nje nderthurje midis surealizmit,dhe gotikes,ku gotikja shihet me teper ne vendosjen e ngjyrave.
Ekspozita quhet **Absurdity**, sepse ky emer ka shume lidhje me pikturat, tekniken, dhe te gjitha objektet ose personat ne telajo.

Read More