Kryesore, Kultura, Të kaluara, Workshop

RICIKLIM KREATIV – WORKSHOP

Riciklim kreativ! Te dielen, 19 Janar 2014, ora 15.00!

Mesoni si te krijoni aksesoret tuaj personal, bizhuteri te ndryshme apo zbukurime per ne shtepi duke perdorur materiale te reciklueshme. Materialet qe do te perdorim do variojne nga guralecet e vegjel , letra reklamash,spango, paleta te ndryshme etj ne funksion te imagjinates se lire per te ndertuar objekte sa me origjinale. Synimi jone eshte qe ta bejme te perjavshme dhe ftojme te gjithe ata qe kane veshtiresi ne berjen e objekteve zbukuruese me doren e tyre, te vijne qe te shkembejme ide dhe te mesojme se bashku. Ne kreativitet nuk ka moshe, jeni te gjithe te ftuar!

recycle

Read More
Artet vizuale, Kryesore, Kultura, Të kaluara

NYMPHAE – ekspozite e piktures nga PARID DULE

Te henen, 6 Janar 2014, ora 18.00 @ Tirana Ekspres. Deri ne 21 Janar!

Parid Dule ka mbaruar Akademine e Arteve te Bukura te Tiranes ne ´94. Krijimtaria e tij fillon qe ne vitin 1979 me talentet e reja, vijon me nje seri ekspozitash ne zhanre dhe teknika te ndryshme, brenda dhe jashte vendit.
Kete fillim viti vjen per here te pare ne Tirana Ekspres me nje ekspozite ndryshe duke ngacmuar artdashesit per here e pare vetem me nudot e tij.
Nimfat, subjekti kryesor, sublimohen nepermjet ngjyrave, motivit dhe brishtesise se tyre.
Ndjeshmeria e artistit perceptohet qarte nepermjet kesaj ekspozite e cila na tregon nje aspekt tjeter te natyres femerore. Artisti nepermjet drites na zbulon bukurine dhe fshehtesine e karaktereve duke eksploruar rendesine e tyre.

nymphae

Read More
Kryesore, Kultura, Muzika, Të kaluara

JAM SESSIONS

Jam Session !!! Te premten mbrema, 10 Janar 2014, ora 21.30 @ Tirana Ekspres

Muzikante te instrumenteve te ndryshme jane te ftuar te bashkohen te premten mbrema, per te improvizuar dhe luajtur se bashku.
Ju mirepresim!

jam sessions

Read More
Kryesore, Kultura, Të kaluara

GEEK BAZAAR I FUNDVITIT NGA OPEN LABS

geek bazarTe shtunen, 28/12/2013, ora 15.00 @ Tirana Ekspres:

Një minitreg i organizuar nga komuniteti Open Labs në ambientet e Tirana Ekspres ku mund të gjeni materiale për geeks, nerds dhe apasionantë të kultues Free Open Source. Disa nga artikujt dhe elementët e tezgave dhe të aktivitetit:
– arcade games (nga ato me muzikë 8bit)
– stickers (dhe kujt nuk i pëlqejnë stickers)
– badges (ideale për tu vendosur në cantat e shkolles tipit eastpack
– bluze mega të limituara origjinale Mozilla Firefox
– canta shpine origjinale nga konferenca botërore e distribucionit Linux openSUSE (ideale për djem që duan të impresonojnë vajzat 😛 )
– distribucione te ndryshme sistemesh operative open source si Fedora, Ubuntu, Linux Mint dhe te tjera.
– komponentë per Arduino dhe Raspberry Pi
– collectibles dhe lojra te vogla te ndryshme nostalgjike
– surpriza e rradhës: bëni portretin tuaj nga artistët tanë dhe përdoreni atë si avatar për profilin e rrjeteve sociale
– muzike në sfond nga miqtë e Tirana Ekspres
Fitimet do shkojnë për përmirësimin e Open Labs Hackerspace, komunitetit Free Libre Open Source Software në Shqipëri.
Ju presim për te festuar së bshku në një atmosferë geeky.

Read More
Kryesore, Kultura, Muzika, Të kaluara

ANGRY YOUTH – DJ SESSION

angry youthAngry Youth. DJ session – 27.12.2013. ora 21.00.
Te premten ne mbremje “Angry Youth” vijne te performojne ne Tirana Ekspres.

Angry Youth është kolektiv i trembëdhjetë artistëve të rinj kosovarë, muzikantë, DJ, dizajner dhe artistë te tjerë.
Te krijuar në vjeshtën e vitit të kaluar, paraqet një kolektiv njerëzish të cilët bëjnë punë shumë-dimensionale me muzikë, animacion, dizajn dhe art në hapesira publike.

Angry Youth përbëhet nga: Zgjim Elshani, Yll Xhaferi, Tomor Pllana, Taulant Qerkini (TAK), Lum Ceku (Greyëan), Gëzim Ramizi (XAX), Ari Maliqi (Distorted Distortion aka Kinematik), Alban Telaku (Noyd), Brilant Pireva (AKU), Astrida Breca, Taulant Bytyqi, Hana J. Zeqa, & Eka.

hyrja : 200 leke.

Read More
Artet vizuale, Kryesore, Kultura, Muzika, Të kaluara

THEJMURA -ART HAPPENING

Thejmura Art Happening, të premtën 20 Dhjetor, 14.00 @ Tirana Ekspres!

Projekti “thejmura” eshte iniciativë e artistëve të rinj shqipëtar nga rajonet kudo ku jetojne shqipëtar në ballkan , duke pretenduar të përfshije dhe artistët e rinj shqiptar që jetojnë ne emigrim.
Thejmura duke njohur realitetin e hidhur shqiptar, si popull më pak i integruar , më parë mes vehtes ,dhe europës synon që nëpërmjet projektit të arrij të ketë në skuadrën e vet artistë nga shumë qytete shqiptare.
Bazuar në idenë, një qytet –tre artistë, thejmura hapin e parë e nis më 20 Dhjeto rtë 2013 në kryeqendrën e Shqipërisë, Tiranë, për të vazhduar më 20 Janar në Prishtinë,me rradhë deri në 20 Dhjetorin e 2014, kur përfundon rrugtimin në vendet shqiptare, dhe fillon, bashkë drejt gjashtë kryeqendrave te ballkanit, Beograd , Ljublanë , Zagrep , Sarajevë e Podgoricë, Shkup.
Rrugetimi sipas kalendarit do të jetë :
Faza e parë, rrugtimi brenda qyteteve shqiptare (2014).
– 20 Dhjetor 2013 “Tirana Ekspres” Tiranë
– 20 Janar, Prishtinë
– 20 Shkurt, Tetovë
– 20 Mars, Korqë
– 20 Prillë, Prizren
– 20 Maj, Stugë
– 20 Qershor, Preshevë
– 20 Korrikë, Ulqin
– 20 Gusht, Sarandë
– 20 Shtator, Shkodër
– 20 Tetor, Gjakovë
– 20 Nëntor, Vlorë
– 20 Dhjetor, Tiranë

Projekti fillon më 20 Dhjetor 2013 në ora 14:00 më Alternative cultural space “Tirana Ekspres” me ekspzoitën e fotografes nga Bujanoci Flutura Aliu, 15:00 shfaqjen e short’filmave nga autorët Kastriot Saqipi e Gazmend Idrizi, 20:00. Performimin e Leart Hajrullahut e Donika Nuhit. Njëkohësisht në ora 17:00 organizohet edhe prezentimi i projektit “thejmura” nga organizatorët.
Hapja e konkursit për artistët që duan të jenë pjesë e grupit për cdo qytet bëhet nga data 20 deri ne datën 10 të muajit në vijim , shëmbull, Tiranë konkursi hapetne 20 Dhjetor për zhanrin fotografi e lirë, instalacion dhe short’film. Të drejte konkurimi kanë të gjithë artistët e moshës nën 30’. Tre artistët që perzgjidhën nga organizatori për të vijuar prezencës e tyre në datën në vijim të muajit rrjedhës.Projekti vijon njësoj për gjatë gjithe vitit ku në përfundim të fazës së parë, thejmura do të nxjerre nga të gjitha qytetet përkatësë nga tre artisë të cilët duke rrugetuar së bashku qytet pas qyteti përfundojne ekspon e tyre në Tiranë më 20 Dhjetor të 2014, kur edhe përzgjidhen tre artistë të cilët vazhdojne rrugetimin nëpër ballkan, sipas kalendarit cdo 60 ditë.
Në secilën qendër të ballkanit, grupit I bashkohën nga tre artistë vendas,njësoj projekti vazhdon në 6 qytete, dhe përfundimisht ata i ribashkohen grupit më 20 Dhjetor të 2015 në Tiranë.
Projekti ka për qëllim rikthimin e Tiranës si qendër për artistët e rinj të rajonit,për shqiptaret vendas dhe artistët e rinj nga rajoni i ballkanit,ku sipas evoulimit të projektit,mund të finalizohet më fazën ë tretë, prezentimi i përbashkët i artistëve ballkanik cdo 90 ditë në kryeqendrat e Europës.
Duke kundërshuar “Muret Ndarësë mës shqiptarësh” dhe “Urat lidhëse” mes popujsh ballkanik,projekti morri emër “thejmura” – Thej’mura e Thejm’ura .
Të bindur se integrimi i rajonit në Bashkimin Europian nuk vjen me divergjencat e së kaluares,dhe duke parë nga e ardhmja pa provuar të ngelemi peng i së shkuarës,artistët e rinj mes trevash shqiptare janë bashkuar në projekt me të vetmin qëllim, që rajonit të ballkanit vecmas atij shqiptar ti ndryshojne imazh. Realiteti që mbizotron ,politikat që na ndajnë,pretendojm ti thyejm me fotografinë e filmin që na bashkon.

 

Read More
Artet vizuale, Kryesore, Kultura, Të kaluara

‘SHTATE’ – EKSPOZITE FOTOGRAFIKE

Të hënën, 16 Dhjetor, ora 18.00 @ Tirana Ekspres:

“Shtatë” është një ekspozitë fotografike me foto që pasqyrojnë realitetin e grave apo tëekspozite fotografie
qënurit grua në Shqipëri. Më shumë se 30 fotografë ju përgjigjën thirrjes për të marrë pjesë në
konkursin e fotografisë të quajtur “Shtatë” dhe 15 prej tyre u përzgjodhën për të qënë pjesë e
kësaj ekspozite.
Fotot u ekspozuan për herë të parë gjatë performancës së shfaqjes “Shtatë” në Tiranë, në 8
Nëntor 2013.
Kjo ekspozitë nuk pretendon të portretizojë të gjithë shumëllojshmërinë e realiteteve të grave
në Shqipëri, ajo është thjesht një koleksion modest i disa prej këtyre realiteteve. Shpresojmë që
ato do të terheqin vëmëndjen tuaj!
Në ceremoninë e hapjes do të ndahen cmimet për 3 fotot më të mira.
Ekspozita është pjesë e nismës së Seven on Tour www.sevenwomen.se/en, Fb: Seven on
Tour dhe organizohet nga Qëndra për Nisma Ligjore Qytetare, Ambasada Suedeze në Tiranë,
Civil Rights Defenders dhe Hedda Production AB me mbështetjen e Institutit Suedez – “SHTATË”
është një shfaqje dokumentare inovative e bazuar në intervistat me shtatë gra aktiviste të të
drejtave të njeriut nga e gjithë bota, përpjekjet dhe historitë e vështira jetësore të të cilave janë
burim frymëzimi.
Jeni të mirëpritur të na bashkoheni ditën e hapjes së ekspozitës ose në një nga ditët në vijim!

Read More
Kryesore, Kultura, Letërsia, Të kaluara

PANAIRI I LIBRIT TE PERDORUR

Ditën e shtunë book fair14.12.2013 në orën 19.00 në Tirana Ekspres do të sjellim libra, do të lexojmë poezi, poema, copëza nga novela, tregime, etj,.

Do t’i këndojmë librit dhe letërsisë në një mbrëmje të ngrohtë plot dashuri për fjalën e shkruar. Në prag festash e bëjmë më të lehtë vendimin tuaj për dhuratat e fundvitit.

Librat e huazuar nga libraria e vogël, por e bukur e “Furrës së Books” do të shiten me çmime shumë të përballueshme nga 200lek deri në 500lek.

Poetë dhe jo poetë do të lexojnë paragrafe poezish dhe poemash. Ina Koxha do t’i këndojë dashurisë për librin e shoqëruar në kitarë nga Vin Leli.

Për të qënë mes miqsh e mes librash ju presim. Ejani të shfletoni!

 

Read More