Artet vizuale, Kryesore, Kultura, Të kaluara
Arjan Serjanaj / Ekspozite / Hapja 15 Maj 2014, 18:00 @ Tirana Ekspres
Shoqëria shqiptare në ditët e sotme gjindet me një memorie kolektive të traumatizuar nga zhvillimet e historisë së saj bashkëkohore.
” Postum Trauma ” në definicionin patologjik të këtyre tog-fjalësh njihet si ” Post-traumatic stress disorder “. Në përgjithësi, të prekur nga kjo sëmundje janë personat që i nënshtrohen një përvoje shock-u (tronditëse). Disa nga simptomat e njerëzve të cilët vuajnë nga kjo sëmundje janë: fobi, mendim vetëvrasjeje, harresa e çdo gjëje që ka të bëjë me traumën, depresion …
Ekspozita është e përbërë nga dy video instalacione me katër punë të integruara në to.
Hapur për publikun nga data 15 – 22 Maj 2014, nga ora 11:00 – 20:00. Të Dielën mbyllur.
Arjan Serjanaj ka lindur në vitin 1982 Tiranë / Shqipëri. Diplomuar në vitin 2002 Arte Figurative – Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë / Shqipëri. Diplomë Bachelor Arte figurative 2009 dhe Master Arte figurative 2012 në Akademinë e Arteve të Bukura të Bolonjës / Itali.
Aktualisht jeton dhe punon në Tiranë.
Artisti përqafon të gjitha mediumet që i japin mundësinë për të shprehur studimin e tij: pikturë, skulpturë, instalacion, video, audio …
Në përgjithësi, puna e artistit është e karakterizuar nga një gjendje eksiztenciale, politike, psikologjike, dhe sociale.
Arjani është i ndjeshëm në mënyrë të veçantë mbi proçesin social dhe demokratik në Shqipëri, gjithashtu traumat e tranzicionit shqiptar kanë lënë gjurmë në jetën e artistit duke ndikuar edhe në prodhimtarinë artistike të tij.
Arjan Serjanaj ështe përfshirë në ekspozita të tilla si “Artist in residence – Bando SI, Colateral Arte Fiera, Bologna / Italy”, “TransZinxhir – Galeria FAP, Tirana / Albania”, “Idromeno Price – Galery of Arts Shkoder / Albania” and “First International Award – Arte Laguna, Veneto / Italy”.